Për Shqipërinë, ky koncert nuk mund të mos qe veçmas emocional…për të parën herë, një mozaik me motivet më të bukura shqiptare u ndoq prej cilitdo që ishte përpara ekranit duke ndjekur këtë koncert të madh. Ishte ‘Philharmonic Ensemble Vienna’, formacioni i violinistit shqiptar nga Gjakova, Shkëlzen Doli…i Filharmonisë së Vjenës që përcolli këto motive dalluese të Shqipërisë…e gjithçka nisi me Kabanë e interpretuar prej tij në violinë.
Mëse 4 minuta muzikë shqiptare u ndoq në të gjithë botën, interpretuar ky ansambël me anëtarë të Filarmonisë së Vjenës! Ishte kjo surpriza e madhe për të gjithë shqiptarët në nisje të këtij viti të ri…!
‘Albanian soul’ apo ‘shpirti shqiptar’ ushtoi kështu nga zemra e Vjenës në çdo kënd të botës ku ndiqet më kërshëri ky koncert…një mendim i vyer ky i shqiptarit nga Gjakova të Filharmonisë së Vienës, violinistit Shkëlzen Doli.
The Vienna Philharmonic New Year’s Concert, këtë vit u drejtua nga dirigjenti Zubin Mehta, i cili bashkëpunon me këtë orkestër prej dekadash dhe është hera e pestë që Maestro Mehta drejton koncertin e Vitit të Ri të Filarmonisë.
Në programin e këtij viti u interpretuan pjesë të kompozitorëve më të zëshëm të botës, ku mbizotëronin të gjitha gjeneratat e kompozitorëve Strauss. Koncerti i këtij viti, u ndoq direkt në 90 shtete të botës prej mëse 50 milionë shikuesish.