Muzeun Rajonal në Gjilan kohët të fundit është vizituar edhe nga një grup studentësh të vitit të Dytë të Fakultetit të Edukimit Fillor të Universiteti të “Kadri Zeka”.
“Që prej hapjes së muzeut Rajonal të Gjilanit, kemi pasur vizita të shumta nga studentët e Universitetit “Kadri Zeka”, dhe si duket këto vizita janë bërë të dashura për studentë, për faktin se atyre u intereson të mësojnë, të dinë për vlerat e trashëgimisë kulturore e historike të rajonit të Anamoravës e më gjerë”, ka bërë të ditur ismet Tafili nga Qendra Rajonale t Trashigimisë Kulturore (QRTK) në Gjilan.
Muzeun rajonal së fundi e vizituan edhe një grup studentësh të vitit të Dytë të Fakultetit të Edukimit Fillor të udhëhequr nga profesori i tyre i artit Ahmet Ibrahimi. Për eksponatet e ekspozuara në muze u folën, përkatësisht u shpjeguan Sherafedin Kadriu për gjetjet arkeologjike dhe Ismet Tafili të fushës së etnografisë.
“Studentët, në fillim u njohën, shkurtimisht me historikun e muzeut, punën dhe veprimtarinë e muzeut, si një institucion i ri i rajonit, përkatësisht i komunës së Gjilanit.
Më pas, studentët u njohën me vlerat e trashëgimisë nga rajoni i Anamoravës e më gjerë, të cilat datojnë që nga koha e gurit, bronzit dhe e hekurit e deri në ditët e sotme.
“Interesimi i studentëve ishte mjaft i madh për të mësuar për këto vlera arkeologjike, etnografike e historike. Kjo vërehej nga përcjellja që u bënin folësve si dhe nga pyetjet që parashtronin për gjërat që u interesonin. Studentët dhe profesori Ahmet Ibrahimi mbetën shumë të kënaqur dhe shprehën vullnetin që të vizitojnë muzeun me grupe tjera studentësh”, ka thënë Tafili.