Nga: Nexhat REXHA
MUZEU NË ARKIVIN E HIJEVE PËR TË MUNDUR VDEKJEN
(Arsim Halili: Në muzeun e hijeve, editpoi Shtëpia botuese BEQIR MUSLIU, 2023)
Vëllimi poetik ” Në muzeun e hijeve”, synon të shpalosë heshtjen e hije të vetmuara nëpër faza të ndryshme kohore,të cilat kanë njohur drama dhe sfida të pengesave të mëdha, e që nëpër këto shtigje, ka kaluar heshtja, herë e vetmuar e herë kryengritëse. Këto skena të realitit ndëretnik kanë shafqur pamje nga më të ndryshmet, e në shumë raste efektet e tyre kanë reflektuar vetminë me zhvillimin e monologjeve të brendshme.
Për të thyer këtë ngurtësi të kohëve, Arsim Halili në këtë vepër ka arritur të artikulojë ritme të ndyshme, duke iu dhënë atyre komponenta objektive të përditshmërisë, të cilat pastaj marrin zhvillim e procedim artistik.
Përmbledhja poetike ” Në muzeun e hijeve”, hapet me poezinë ”Pamje të grisura”, me të cilën autori dikton mbarëvajtjen e poezive në vijim, duke shtruar përmabjtjen a veprës, përmes të cilëve përagatitë sfondin e poezisë dhe në mënyrën e kërkimit e të shfaqjes së jashtme e të brendshme harmonizon tematikën e vargjeve, si në ciklin e parë ” Pamje të grisura”, poashtu edhe në ciklin e dytë “Hapërim i kodit të vdekjes”.
Shfaqjet kohore në të dy ciklet kanë ndriçimin e vet artistik dhe në vete ruajnë dinamikën e konceptimit të vargjeve, pa iu shmangur variacioneve me të cilat autori komunikon përmes figurave e skenave që i ka shtruar dinamika e jetës gjithnjë me mënjamimet e frikës se e ardhmja mund të krijojë pasiguri, për të zhvilluar pastaj preokupimet, përpjekjet e kordinuara, qofshin ato edhe spontane .
Arsim Halili, duke e njohur nga afërsia sintagmën e përgjasimeve, ka arritur të artikulojë me ndjeshmëri kërkesën për liri, e cila i ka të mbrujtura në vete rëniet dhe ngritjet e saj dhe për këtë qëllim, ai ngre zërin për të shprishur këtë heshtje monotone, në stinën e mundimeve. Ai kërkon që sa më shpejtë të kalojë stina idhnake, sepse dëmet e saj ishin të mëdha, e lutjet për stinën e dëshiruar nuk kanë të ndalur, sepse bashkë me këtë stinë të ëndërruar, rriten shpresat për ditët e dëshiruara dhe motmotet mund të këndojnë lirshëm këngën e dëshmorëve.
Hapësira ekzistenciale në periudha të caktuara kohore i ka edhe ndjenjat e pashmangshme, e ato shfaqen kur don njeriu, por në shumë raste ato shfaqen edhe pa dëshirën e tij, sepse procesi i ndërdijes të kthen më shumë në rastet ku tragjikja ka krijuar disharmoni me atë qe njeriu ka zgjedhur në shtegtimet e tija. Për këtë arsye bredhjet e ndjenjave në shumë raste pësojnë ndryshime të mëdha brenda një kohe të shkurtër, sepse fillimi i natës dhe mbarimi i saj me ardhjen e mëngjesit krijojnë kontradikta të shpejta dhe të ndryshme e njeriu mbetet në pamje të jashmte ai i djeshmi, por në brendësi të tij vlojnë ngjarjet, kuptohet tragjikja rrënqesh më shumë e sodtija për të djeshmen dhe të ardhmen, kërkon më shumë përgjegjësi. Këtë përgjegjësi njerëzore autori e kërkon më shumë nga kolektiviteti ynë. Pra, hija dhe heshtja, cila hije- heshtje do të pyes lexuesi ?, heshtja e mundimeve, heshtja e ndalimeve të mëdha. Në këtë përceptim të formulimeve stilistikore është shprehur një botëkuptim dialektik i transformuar përmes togfjalëshit hije- heshtje, që zhvillon kërkimin artistik me ngjyrime intime. Ai ka krijuar nostalgjinë e dhembjes për kohën, me të cilën ai komunikon, e thirrja bëhet që ajo kohë të mos kthehet më kurrë. Njëherit, përmes kërkimit të emrit të dëshiruar e mallit të pritjes për të shënuar ditarin e jetës, siç e ka piktuaruar ai vargun e tij nëpër ndërrimet e kohëve, pastaj gjegrafia poetike përkon me mjedisin autokton me të gjitha karakteristikat, që mund t`i bartë në vete.
Poezia e Arsim Halilit në këtë vëllim është e shpalosur me një gjuhë të pasur artistike, e cila komunikon me lexuesin pa ndojnë vështirësi, që është e rëndësishme për të arritur deri te mesazhi i kësaj hije të shprishur. Gjatë formimit të vargut, autori ka pasur kujdes, që vargu të jetë sa më origjinal. Për këtë kujdes, poezitë e këtij vëllimi në vete bartin ide konkrete dhe cilësohen për korrektësi artistike, duke mënjanuar abstraksionin që në shumë raste mund të krijojë dilema për lexuesin. Arsimi për këtë qëllim i ka dhënë qartësi dhe vizion poezisë së tij për të afirmuar botën estetike dhe të ardhmes artistike në përgjithësi.
Vëllimi poetik “Në muzeun e hijeve”, me tërësinë poetike brenda kopertinave i ofron lexuesit vlera të konsiderueshme artistike, të cilat begatojnë fondin letrar të autorit dhe të letërsisë shqiptare. /2LONLINE/