Komuna e Gjilanit ka shënuar sot përvjetorin e parë të themelimit të Muzeut të Qytetit që është vlerësuar lartë kontributi që ky institucion ka dhënë për këtë periudhë me eksponatet, artefaktet, të dhënat e tjera historike dhe trashëgiminë e pasur kulturore që është e periudhës që nga lashtësia e deri në ditët e sotme.
Në fjalën e tij para të pranishmëve ka folur Faton Bislimi i autorizuar nga ana e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se ky përvjetor nuk është festë vetëm për Muzeun, por është festë e të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe shqiptarëve në përgjithësi, sepse për herë të parë në një vend, për një qëllim do të jenë pos të tjerëve edhe dy presidentët, ai i Shqipërisë dhe i Kosovës, si udhëheqësit e nivelit më të lartë politik për ta zbuluar shtatoren e kolosit të kombit, Idriz Seferi dhe veprimtarëve e patriotëve të tjerë.
Bislimi ka thënë poashtu që Komuna e Gjilanit do të jetë mbështetëse e vazhdueshme e kulturës, e trashëgimisë dhe e pasurimit të Muzeut me sa më shumë artefakte, sepse siq tha ai, historia dhe e kaluara shihen zakonisht në dokumentet, artefaktet dhe materialet që e dëshmojnë më së miri të kaluarën e një populli dhe ajo është e prekshme gjithandej, por, do të jetë një fokus edhe më i madh në këtë drejtim gjatë të ardhmes.
Kurse, drejtori i Qendrës së Trashigimisë Kulturore në Gjilan, Artan Hoxha ka thënë se Muzeu i Qytetit me sukses ka arritur që të ekzpozoj, ruaj dhe konzervoj artefakte të ndryshme që nga periudha antike e deri në ditët e sotme, që nga materialet e ndryshme e deri te veshjet tradicionale autoktone shqiptare nëpër vite, deri të stolitë, veglat dhe mjetet e punës e deri te dokumentet e ndryshme që dëshmojnë të kaluarën. Si institucion, ai tha se kanë arritur ta pasurojnë mjaftë shumë muzeun me materiale që deri tani ishin të pa ekspozuara dhe të mbyllura në vende e hapësira jot ë duhura.
Objekti i sotëm ku është duke vepruar tashmë Muzeu i Qytetit, dikur ishte zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, që kryetari Haziri këtë objekt e ka dedikuar që në fillim të mandatit që kaloi për këtë institucion shumë të rëndësishëm të një qyteti.