(2LONLINE) – Juria e Orës së Madhe Letrare, në përbërje: Shefik Shkodra, Shukrije Ramadani e Bilall Maliqi, shpalli fitues të çmimit “Muza e Agimit” poetët Sarë Gjergji dhe Bujar Salihu.
Me punimet e tyre u prezantuan Bilall Haliti, Sarë Gjergji, Isak Ahmeti, Ibrahim Kadriu, Bujar Salihu, Nehat Ramizi, Arsim Halili, Rexhep Abazi, Zeqir Fazliu, Linditë Ramushi Dushku, Xhevat Syla, Nebih Bunjaku, Ramadan Mehmeti, Xheladin Mjeku, Ermira Jusufi, Nexhat Rexha, Avni Rudaku, Engjull Koliqi dhe të tjerë. “Muza e Agimit” është aktivitet i manifestimit “Ditët e Agimit” që mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri./2lonline/