Shkodran Mustafi, futbollisti me prejardhje nga Struga që luan tek skuadra spanjolle e Valencias, është bërë kryelajm në shtypin spanjoll. Futbollisti nuk ka pranuar të flasë në konferencën për media pa e larguar birrën nga tryeza, sigurisht prej përmbajtjes së alkolit.
“Nuk dëshiroj të kem këtu shishe këtu”, i ka thënë Mustafi organizatorit të konferencës. Ndërkohë, kanë ndërhyrë gazetarët në sallë duke e cilësuar Mustafin si një besimtar mjaft të devotshëm .
Mediat spanjolle e kanë cilësuar si skandal këtë sjellje të Mustafit, por kanë raportuar se ai është krenarë që është mysliman. /Titulli.com/