Federata e Atletikës së Kosovës është pranuar në Federatën Evropiane të Atletikës
Pas pranimit të Federatës Atletike të Kosovës në Asociacionin Ndërkombëtar të Federatave më 19 gusht 2015, tani kjo federatë është pranuar edhe në Federatën Evropiane të Atletikës.
Sot në Kongresin e EAA-s që është duke u mbajtur në Lozanë, Federata Atletike e Kosovës u bë shteti i 51 që anëtarësohet në Federatën Evropiane të Atletikës. Ky lajm është konfirmuar nga Federata Evropiane e Atletikës përmes një postimi në “Twitter”. “Kosova është pranuar si anëtari i 51-të i Federatës Evropiane të Atletikës në Kongresin e Lozanës”, thuhet në konfirmimin e EAA.
http://www.rtklive.com/?id=4&r=45491
