Edhe Nisma Socialdemokrate e cila është e përfaqësuar në Kuvendin Komunal të Gjilanit ka rifreskuar radhët e saja. Kështu, Mustafë Rexhepi nga sot është anëtar më i ri i Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi ai ka zëvendësuar kolegun Enver Hajrullahu.
Në seancën e sotme, Rexhepi ka dhënë betimin solemn si anëtar i ri i Kuvendit komunal të Gjilanit nga radhët e subjektit Nisma Socialdemokrate, ndërsa atij iu është dëshirua mirëseardhje dhe punë të mbarë nga kolegët e tjerë kuvendarë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, ai ka zëvendësuar ish anëtarin e Nisma-s në këtë Kuvend, Enver Hajrullahun i cili ishte tërhequr nga kjo pozitë për arsye ligjore, meqë kishte filluar punë në shërbimin civil, në pozitën e zyrtarit certifikues.