Gjilan – (2LONLINE) – Kryetari i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa me rastin e ditës se Policisë se Kosovës (PK) uroi drejtoreshën e policisë rajonal dhe komandantin e stacionit policor dhe te gjithë stafin e policisë se Kosovës.
Ai tha se prej themelimit të PK, ka treguar profesionalizëm, përgjegjësi të lartë, organizim i avancuar me standarde evropiane. Policia e Kosovës është me ë dalluara nga shtete rajonale.
“Komuna e Gjilanit ka bashkëpunim shumë të mirë me PK. Ne saje të këtij bashkëpunimi kemi mjaft të arritura në fushën e sigurisë, në mbajtjen e rendit dhe një ambienti të qetë, zvogëlimin e vazhdueshëm të rasteve te veprave të ndryshme”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, gjatë këtyre 14 viteve mund të vlerësohet se njëra ndër sukseset më të mëdha të shtetit të Kosovës është krijimi, avancimi, ngritja profesionale dhe funksionimi i mirë u Policisë se Kosovës. Është krijuar besim i mirë ndaj punës së këtij institucioni ku vlerësimet të ndryshme pozitive bëhen për këtë institucion. /2lonline/