DYLON

Shoqata “ Sali Çekaj” nga Gjermania përkrah shqiptarët e Sanxhakut

Shoqata “ Sali Çekaj” nga Gjermania përkrah shqiptarët e Sanxhakut
Avatar photo Redaksia

Diaspora shqiptare po dëshmohet se është shtylla kryesore e zhvillimit dhe forcimit të kombit. Përveç përkrahjes morale që ka shoqata “Kosova për Sanxhakun”, pas tre viteve nga themelimi nuk po mungon as përkrahja materiale.

Shoqata “ Kosova për Sanxhakun” e themeluar pak më tepër se tre vite, e cila ka për qëllim kultivimit dhe ruajtjen e identitetit, por, edhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhakun e Pazarit të Ri po shënon suksese të jashtëzakonshme në sensibilizimin e opinion kombëtar dhe ndërkombëtar.

Përkrahja morale ka rezultuar që mos të mungoj edhe përkrahja materiale. Së paku shoqata po i shijon edhe përkrahjet e para materiale. Edhe pse simbolikisht ka pas përkrahje nga institucionet e Republikës së Kosovës, ato deri më tani ishin shumë të vogla, duke u bazuar me angazhimin dhe aktivitet që i zhvillon kjo shoqatë.

EkoHigjiena

Falë të arriturave të teknologjisë informative dhe rrjeteve sociale në botë edhe tek ne ka rezultuar që veprimtarëve të shoqatës u është mundësuar që ta njoftoj opinion vendor dhe ndërkombëtar me qëllimet dhe objektivat e saj. Këtë më së miri e ka vërejtur mërgata jonë në botë. Muaj më parë, rezultat i një kontakti të realizuar në Pejë me iniciativë të përfaqësueses së shoqatës në Zvicërr zonjës Mirsada Vranja u realizua një takim me zotin Osman Ferizi, kryetar i shoqatës kulturore “ Sali Çekaj” në Gjermani, të cilin takim nga shoqata mori pjesë kryetari Ismet Azizi dhe anëtari i kryesisë prof. Dr, Mazllum Baraliu. Si rezultat i këtij takimi doli të jetë premtimi për përkrahjen e kësaj shoqatë për realizimin e projekteve që i ka në plan t’i realizoj në të ardhmen.

Nuk kaloi shumë kohë erdhi njoftimi për mbajtjen e turnirit të futbollit në Gjermani, nga i cili aktivitet, mjetet e grumbulluara do t’i dedikohen shoqatës “Kosova për Sanxhakun” për realizimin e projekteve të cilat kanë për qëllim përkrahjen e shqiptarëve të Sanxhakut, në forma të ndryshme.

Muaj më parë, rezultat i një kontakti të realizuar në Pejë me iniciativë të përfaqësueses së shoqatës në Zvicër zonjës Mirsada Vranja u realizua një takim me zotin Osman Ferizi, kryetar i shoqatës humanitar “Sali Çekaj” në Gjermani, të cilin takim nga shoqata mori pjesë kryetari Ismet Azizi dhe anëtari i kryesisë prof. Dr, Mazllum Baraliu. Si rezultat i këtij takimi doli të jetë premtimi për përkrahjen e kësaj shoqatë për realizimin e projekteve që i ka në plan t’i realizoj në të ardhmen.

Nuk kaloi shumë kohë erdhi njoftimi për mbajtjen e turnirit të futbollit në Gjermani, nga i cili aktivitet, mjetet e grumbulluara do t’i dedikohen shoqatës “Kosova për Sanxhakun” për realizimin e projekteve të cilat kanë për qëllim përkrahjen e shqiptarëve të Sanxhakut, në forma të ndryshme.

Në njoftimin nga shoqata kulturore “Sali Çekaj” me seli në Pfaffenhofen të Gjermanisë të cilën e udhëheqë Osman Ferizi njofton:

Aksion financiare për shqiptarët në Sanxhak!

Aksion financiare për Shqiptaret ne Sanxhak për përkrahjen e projekteve për shkollim, kulture dhe simpoziume qe të ndikojnë në ndërprerjen e asimilimit të tyre dhe te kthehen ne Identitet dhe rrënjëve të tyre kombëtare.

Nga Shoqata “Sali Çekaj” janë të bindur në sukses dhe se siç thonë: do ia dalim faqebardhë ashtu siç kemi bërë me realizimin e projekteve për ngritjen e Shtatores së Shën TEREZES, Kompleksin Memorial Dr. I. RUGOVA në Malaj të Rugovës, ndërtimin e disa shtëpive për ish ushtarët e Betejës së Koshares”

Bartëse i mjeteve: Albanisch-Deutscher Kultur „Sali Çekaj“
Iban:DE59 7215 1650 0009 1474 89
BIC: BYLADEM1PAF. St.nr.124/107/00814.
Çdo cent i juaj për këtë qellim human dhe Kombëtar do te publikohet!
Më 07.07.2019 mbahet Turnir Humanitare për Sanxhakun, ku gjithashtu do të kremtohet festat e 2 Korrikut e vitit 1990.
Zoti ju bekoftë!

Përkujtojmë lexuesit dhe përkrahësit e shoqatës “Kosova për Sanxhaku” se muaj m[ë parë realizoi një projekt shumë të rëndësishëm: Me studentët e Sanxhakut nëpër Shqipëri”

Falë të arriturave të teknologjisë informative dhe rrjeteve sociale në botë edhe tek ne ka rezultuar që veprimtarëve të shoqatës u është mundësuar që ta njoftoj opinion vendor dhe ndërkombëtar me qëllimet dhe objektivat e saj. Këtë më së miri e ka vërejtur mërgata jonë në botë. Përkrahja e parë materiale shoqatës i ka arritur nga afaristi ferizajas Agron Hyseni, përkatësisht pronar i kompanive AGROITHERM SA, dhe Unique Produkt nga Gjeneva, Zvicër.

Kontakti i tij i drejtpërdrejt me të rinjtë e Sanxhakut, ka rezultuar që Agroni të informohet për rrethanat në të cilat jetojnë të rinjtë dhe mbar populli i Sanxhakut. Duke e parë se të rinjtë, por jo vetëm të rinjtë kanë pak informacione për Kosovën e pothuajse fare për Shqipërinë, apo krejtësisht informata të gabuara, ati i lindi ideja për të ua mundësuar këtyre të rinjve ta njohin Shqipërinë dhe Kosovën. Dhe, me vet iniciativë ra në kontakt me krerët e shoqatës dhe e financoi ekskursionin gjashtë ditor në Shqipëri duke kaluar 1500 km rrugë për 40 student në vlerë prej 7.500 euro.

/“Kosova për Sanxhakun” , komisioni për informim/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.