LDK vetë ka kërkua që medieve mos t’i jepen informacione rreth bisedimeve ndërmjet PDK-LDK. Insistimi i kryetarit të LDK, Isa Mustafa se tash më është marrë vesh me kryetarin e PDK’s, Hashim Thaçi, se partisë së tij i takon posti i kryeministrit, kështu nuk thuhet edhe nga burimet e Infosot.
Njëri prej deputetëve të PDK’s, që dëshiroi të mbetët anonim tha se grupet punuese janë duke i vazhduar konsultat dhe të njëjtat po i prezantojnë tek dy liderët, por ende nuk është marrë vendim se kush do ta ketë postin e kryeministrit dhe cilat ministri kanë me ju takuar dy partive dhe partive minoritare.
Qëndrimin e të paritë të LDK’s, deputeti dhe një herit pjesë e grupit punues të PDK’s, tha se Mustafa mundë të deklarohet pasi është dëshirë e tij por vendim apo pajtim ndërmjet dy grupeve dhe dy liderëve nuk ka konkrete.
“Vazhdimisht jemi në kontakt me përfaqësuesit e grupit punues të PDK-s, ka propozime dhe qëndrime nga të dyja palët por vendime nga dy kryetarët dhe ne si grup ende nuk kemi. Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa mundet me u deklarua se ai ka me qenë kryeministër por marrëveshje ende nuk ka dhe nuk i është garantua posti i kryeministrit”, ka thënë ky burim.
Ndërsa po ashtu ai shtoi se kanë mbet vetëm dy variante për marrëveshje që janë duke u diskutuar, e para ai që do ta merr postin e ekzekutivit duhet të heqë dorë nga dy postet të tjera të rëndësishme, si ajo e krye-parlamentarit dhe presidentit, ose e kundërta.
“Kryetari na ka thanë se vendimi i tij është që nëse tërhiqet nga posti i kryeministrit partia PDK, do ti ketë dy postet të tjera, Presidencën dhe krye-parlamentarin, ndërsa nuk është e vërtetë që kryetari Thaçi është tërheqë si i nominuar për kryeministër. Mirë po është e mundur që kryetari me vendos javën tjetër, deri tash nuk ka as një vendim konkret”, ka shtuar ky burim.
Po ashtu ky deputet arsyetohet se pse dy partitë janë mbyll për media, ai tha se për arsye të spekulimeve dhe çështjes së ndjeshme që po kalojnë bisedimet ndërmjet PDK dhe LDK, kanë marrë urdhër nga Thaçi, pas kërkesës së Mustafës që të rrinë larg prononcimeve për media.
http://www.infosot.com/mustafa-se-ka-te-sigurte-postin-e-kryeministrit/