Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. Kryeministri Mustafa e njoftoi Wieland me progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Qeverisë së Kosovës, që kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor, agjendën evropiane, reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësinë bashkëkohore.
Kryeministri Mustafa veçoi përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, duke theksuar rëndësinë që ka për Kosovën nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe nevojën për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur vazhdimin e përkrahjes së Parlamentit Evropian për Kosovën.
Kryeministri Mustafa dhe Wieland biseduan edhe për çështje të tjera aktuale në Kosovë.