(2LONLINE) – Ai i cili qeverisi me Gjilanin për dy mandate me radhë Qemajl Mustafa, gjatë fjalimit të tij në manifestimin “Fermeri i vitit 2013”, foli edhe për gjendjen sociale të qytetarëve, ku ndër të tjerash pohoi se ajo që ka goditur të gjitha qeverisjet lokale, ka qenë pikërisht gjendja sociale e qytetarëve ku këta të fundit janë shumë të pakënaqur me të ardhurat e tyre.
Mustafa ishte kritik edhe ndaj qeverive që do të kenë fatin të qeverisin në vazhdim, ku sipas tij nuk do të jetoj gjatë më shumë se dy vite asnjëra, sepse vetë kërkesat dhe trysnia e qytetareve janë të atilla.
Dhe, siç duket Mustafa është pajtuar me realitetin e humbjes së pushtetit, me këtë rast tha se do të vazhdojnë si opozitë e madhe në Gjilan të kontribuojnë në vazhdimësi dhe do të insistojnë që buxheti të rritet nga viti në vit.
“Nuk ka me jetua më gjatë se 2 vite asnjë qeveri sepse vetë kërkesat e qytetarëve janë të atilla. Të ardhurat nuk janë të mira dhe ne si opozita më e madhe në komunën e Gjilanit do të insistojmë që të rritet buxheti, kështu në këtë aspekt të kontribuojmë për qytetarët e komunës”, tha Mustafa. /Edonë Jerliu/