Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, thotë se LDK gjithmonë ka mbajtur kontakte me familjen e presidentit Rugova, dhe se një rikthim i Ukë Rugovës, në LDK do të ishte i mirëseardhur.
“LDK-ja është e hapur për Ukën në të gjitha rastet. Ai ka mbetur ende atje, por në cdo moment që dëshiron ai mund të kthehet sepse LDK-ja është e hapur dhe ia mundëson kthimin”, ka theksuar Mustafa, transmeton Bota Sot.