Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook ka hedhur poshtë spekulimet se kinse në LDK ka mospajtime për koalicionin e bllokut opozitar. Kreu i LDK-së duke thënë se Kryesia dhe degët e LDK-së i kanë dhënë përkrahje marrëveshjes LDK, AAK, NISMA, ka kërkuar nga me mediat që të kenë qasje konstruktive ndaj procesit, siç e ka quajtur ai të rëndësishëm për Kosovën.