Koordinatori për Rini, Genc Mustafa, së bashku me zyrtarin për rini, Veton Nevzadi, pritën në takim Këshillin e Nxënësve të Kosovës dhe Këshillat e Shkollave të Gjilanit.
Ky debat u mbajt me temë: ”Sfidat e Nxënësve në Shkollat e Mesme”, ku në emër të kryetarit, Lutfi Haziri, Genc Mustafa falënderoi Këshillin e Nxënësve të Kosovës që po i përfshinë nxënësit e Gjilanit në projektet e tyre dhe u zotua qe ne vitin 2019, Këshillat e Nxënësve dhe Parlamenti Studentor do të jenë fokus i sektorit për rini, respektivisht i kryetarit Lutfi Haziri.
“Falënderoj kryetarin e KNGJ-së, Ensar Shaqirin për bashkëpunimin dhe adresimin e kërkesave të nxënësve”, tha Mustafa.