Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit me Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn, ka deklaruar se ata e kanë të drejtën ta formojnë një grup të përbashkët parlamentar dhe rrjedhimisht ta marrin edhe pozitën e Kryetarit të Kuvendit.
“Kemi të drejtë ta formojmë grupin parlamentar të përbashkët dhe do ta bëjmë këtë”, ka thënë Mustafa. Ai më tej ka treguar edhe për atë çfarë është diskutuar në takimin trepalësh.
“Diskutuam po ashtu edhe çështjet programore, të cilat e forcojnë bazamentin e qeverisjes sonë në periudhën e ardhshme katër vjeçare dhe çështje të tjera të cilat vijnë pas certifikimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë tutje Mustafa.
“Biseduam lidhur me përgatitjen e seancës së Kuvendit, lidhur me qasjen e grupit të përbashkët parlamentar në mbledhjen konstituuese të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.