(2L ONLINE) – Ish kryetari i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit nacionale, por që nuk ja arriti t’i ketë votat e duhura për tu futur në parlament, është shprehur i zhgënjyer në veçanti me rezultat që ka arritur PDK-ja e Gjilanit, përkatësisht kandidaturat e saja. Ai këtë e ka shprehur në llogarinë zyrtare të tij në rrjetin Facebook. Për më tepër, ai ka thënë se dega e PDK-Së Në Gjilan lëngon rëndë dhe ka probleme të veçanta.
Duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit Mustafa ka shkruar se një gjë u pa në Gjilan se Dega e PDK lëngon rëndë dhe ka probleme të veçanta. Ai mendon se pas konstituimit të qeverisë Thaçi 3, do të duhej me vendosmëri dhe me rregulla të qarta të cilat i zbaton një ekip, të bëhet konsolidimi i kësaj dege e cila ishte shembull për funksionim deri kah fundi i vitit 2011.
Sipas Mustafës, anëtarët e simpatizuesit e Degës në Gjilan nuk e meritojnë këtë strukturë çfarë e prodhuan zgjedhjet e fundit në parti.
“Merreni me mend, ne më të mirët memzi arritëm të shpërblehemi me gjysmën e votave të degës dhe kështu kjo dege pësoi fiasko. Tashti e kemi vetëm një deputet me mundësinë që ta kemi edhe një femër nëse ndodhe ndonjë lëvizje me themelimin e qeverise. Sa keq i kemi punët flet fakti qe LVV i dërgoi tre deputetë nga Gjilani e Nisma me rreth 1000 vota e dërgoi një. Me qetësi por të vendosur duhet ta korrigjojmë gjendjen shpejte dhe të jemi dege lidere në Anamorave se ndryshe nuk bënë” shkruan Mustafa.
Ai shprehet se dinë dhe kanë kuadro të shkëlqyera e me por vetëm u duhet të “duan”, sepse ky vullnet u mungoi dy vitet e fundit. Për më tepër a e përfundon me thënien e njohur “Të fortë dhe kampion janë ata që dinë të ringriten pas rënies”,
“Unë personalisht pranoj të sfidohem me të gjithë ju për të bërë degën nga fillimi” ka thënë Mustafa, ish kryetar i komunës së Gjilanit kur kjo komunë qeverisej nga PDK. /2L ONLINE/