Në lidhje me arrestimet e 40 të dyshuarve për terrorizim ka reaguar lideri i LDK’së, Isa Mustafa.Ai thotë se Kosova nuk ka djem të humbë në luftëra, ide dhe ideologji të padobishme.Ai fajëson edhe shtetin që u vonua me aksionin.
“Kosova nuk ka djem të humbë në luftëra, ide dhe ideologji të padobishme për shqiptarët dhe Evropën dhe të dëmshme e me pasoja për njerëzimin por edhe për besimet, cilat do çofshin ato. Shteti dhe drejtësia duhet të parandalojë të mos i bëjmë dëm vetes dhe të tjerëve. Veprimi që u ndërmor sot nga policia dhe nga drejtësia do të duhej të ndërmerrej më herët, sepse numri i atyre që po arrestohen sigurisht se do të ishte më i vogël.
Askush nuk ka të drejtë që fenë ta shndërrojë dhe ta manifestojë si instrument për të masakruar njerëz. Ideologjia e terrorizmit, qoftë politik apo fetar duhet të ketë kufij dhe duhet të parandalohet. Dhe këta kufij qartë do ti vendosë organi më i lartë legjislativ i Republikës së Kosovës”, shkruan Mustafa në Facebook.