“Sot, bashkë me kryetarin Haradinaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe struktura të AAK-së nga Kosova e Gjermania, morëm pjesë në tubimin madhështor në Zvicër në prani të qindra anëtarëve e simpatizantëve të Aleancës në Zvicër”, ka thënë Ilmi Mustafa, afaristti dhe humanisti nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan,
Sipas tij, Aleanca po rritet në Gjermani, ashtu në Zvicër e kudo tjetër ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.
“Të qenit i rreshtuar krah Ramush Haradinajt, nuk është e thjeshtë, është nder dhe përgjegjësi po ashtu. Do të vazhdojmë të jemi krah tij, sepse kësisoj jemi krah Kosovës, krah të vërtetës dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Faleminderit kryetar Haradinaj për kujdesin dhe vlerësimin që keni ndaj mërgatës shqiptare”, ka thënë Ilmi Mustafa i AAK-së. /2LONLINE/