Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Bsari Musmurati, u është kundërpërgjigjur pretendimeve të LDK-së, AAK-së dhe NISMËS, se po i bëjnë presion presidentes Atifete Jahjaga për madatim të dyfishtë të PDK-së për formimin e qeverisë së re.
Musmurati ka thënë për “Epoken e re” se partia më e madhe në vend nuk i bën presion asnjë institucioni dhe se deklarimet e këtyre partive janë të pavërteta dhe nuk përmbajnë asnjë bazë.