(2LONLINE) – Kryetari i zgjedhur Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në selinë e LDK-së kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, njëherësh kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik.
Me këtë rast, Musliu ka uruar Hazirin për fitoren në zgjedhjet e 1 dhjetorit, duke besuar në bashkëpunimin e mirë mes dy komunave.
Nga ana tjetër, kryetari i zgjedhur I Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar Musliun për vizitën, ndërsa ka premtuar kujdes të vecantë për vëllezërit e Kosovës Lindore.
Haziri tha se ndër punët e para që do të bëjë si kryetar i Gjilanit është hapja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, në mënyrë që shqiptarëve të Kosovës Lindore t’i krijojmë lehtësira në Republikën e Kosovës. /2lonline/