Me ftesën e Presidentes së Qendrës Osmane në Edrene dhe Kryetaren e Shoqatës së Miqëve dhe Diasporës Turke, aktivistes Kiymet Kara, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu është në një vizitë dy ditore në Edrene të Turqisë.
Që në orët e mëngjesit së sotëm, kryetari Musliu zhvilloi takime të ndara me Guvernatorin e Edrenes, Dursun Ali Shahin, Zëvendës guvernator Salih Altinok dhe zyrtarin e lartë Mustafa Karslioğlu.
Me ç`rast është pritur në mënyrë vllazërore nga udhëheqësia e Edrenesë e cila shprehi mirëkuptimin për situatën në të cilën gjenden shqiptarët e Luginës së Preshevës, patur parasysh periudhën me të cilën janë ballafaqur gjatë viteve 90-ta, luftës që kanë përjetuar dhe pengesat e shfaqura në zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ndërkaq, kryetari Musliu shprehi mirënjohje për interesim dhe gadishmërinë e udhëheqjes së Edrenesë, duke theksuar se ne më shumë se kurrë kemi nevoj për mbështetjen dhe agazhimin tuaj në Luginën e Preshevës. Njëkohësisht edhe njëherë përsëriti ftesën për të vizituar dhe për të parë për së afërmi situatën në Luginën e Preshvës. Vizitë kjo që ishte aranzhuar që të realizohej në fillim vitë, por për shkaqe subjektive ishte anuluar.
Gjithashtu, sot është takuar me stafin akdemik të Universitetit të Trakysë (Trakya Üniversitesi Rektörlüğü) dhe studentët që studiojnë në këtë univeristet prestigjioz nga Ballkani, me ç`rast kryetari Musliu në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar ndau edhe Mirënjohje për zonjën Kiymet Kara për kontributin dhe angazhimin e saj, jo vetëm në fushën e informimit por edhe në fushat tjera me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ndonëse, me Rektorin e Universitetit të Trakyesë, Yener Yörük, kryetari Musliu shprehu faliminderimet për pranimin e studetëve nga Lugina e Preshevës, kërkoi që të rritet numri i tyre patur parasysh gjendjen e arsimit të lartë në Luginën e Preshevës dhe nevojën e patjetërsueshme për kuadër profesional dhe mirë të përgatitur nga universitetet prestigjioze çfar është edhe Universitetit të Trakyesë.