Kryetari i Kuvendit Komunal dhe Këshillit Kombëtar Shqiptare në Bujanoc, Jonuz Musliu, të martën në orët e vona të pasditës ka pritur në takim shefin e misionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Majkëll Davenport.
Në këtë takim të zhvilluar në ndërtesën e Administratës Komunale në Bujanoc, siç e ka vlerësuar Musliu, shumë të frytshëm, është biseduar për problematikën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Vizita e delegacionit të sotëm mendojë se është një përkrahje dhe njëherit kërkon që lidershipi shqiptarë të jetë më aktivë dhe më këmbëngulës si në kërkesat e tyre njashtu edhe në zgjidhjen e problemit të shqiptarëve”, u shpreh pas takimit kryetari Musliu.
Ai tha se dyert i kemi të hapura në programin EU Progres që ta ndihmojmë qytetarin edhe në fushën e teksteve mësimore e kulturës.
Musliu theksoi se gjatë takimit është biseduar edhe rreth ndihmës së Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe Komunës së Bujanocit.
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Majkëll Davenport dhe Ambasadori i OSBE-së Peter Burkhard kanë qëndruar sot në Komunën e Bujanocit.
Ata kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit e qeverisjes lokale, ndërsa kanë vizituar edhe vendin ku do të ndërtohet objekti i Fakultetit Ekonomik të Suboticës, dega në Bujanoc. /Titulli.com/