Në Prishtinë është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së trajnerëve të boksit Kosovës, e ku besimin për t’i prirë kësaj shoqate e mori Musli Zymberi, nga Klubi i Boksit “Drita” nga Gjilani, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, pjesëmarrës në kuvend ishin përfaqësuesit (trajnerët) e njëzet klubeve nga e gjithë Kosova. Në rrjedhën e punës së këtij Kuvendit, kandidatë për të parin e shoqatës ishin: Musli Zymberi nga klubi i boksit “Drita” nga Gjilani si dhe Nesret Salihaj nga klubi i boksit “Skender Salihaj” nga Shtimja. Shtimja. Votimi është bërë me vota të fshehta e ku fitues doli Musli Zymberi, me 12 vota kundrejt 8 votave që i mori rivali i tij, Nesret Salihaj.
Më pas u zgjodh edhe nënkryetarja e kësaj shoqate, ku me vendim unanim, kjo pozitë iu besua Marigonë Beadinit nga klubi i boksit “Dardania”, Prishtinë. Sekretar i shoqatës u rizgjodh Burhan Xhafa nga klubi i boksit “Besa” Pejë.
Përndryshe, Musli Zymberi është rizgjedhur në mandatin e dytë në krye të shoqatës që do t’i prijë edhe për katër vite, njëkohësisht ai është edhe anëtarë i bordit të Federatës të Boksit të Kosovës. /2LONLINE.com/