/2L ONLINE/ – Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, të cilët patën kritika për sferën e arsimit, ka reaguar Nazmi Musa, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit
Musa për Portalin 2L ONLINE, ka thënë se Drejtoria Komunale e Arsimi në Gjilan shpreh papajtueshmëri të plotë lidhur me prononcimet publike të përfaqësuesit të partisë opozitare, Vetëvendosjes, anëtar i Kuvendit Komunal dhe i komisionit të arsimit lidhur me “siç thotë ai,” dobësitë, lëshimet, defekte shkeljet ligjore…” në arsim.
Për më tepër, shih shkrimi”
/Vetëvendosje: Arsimi me dobësi, lëshime, defekte, shkelje ligjore…/
Musa ka thënë se me gjithë përpjekjet për t’i shfaqur në opinion “ dobësitë” e Drejtorisë së Arsimit, përfaqësuesi i Vetëvendosjes nuk ka plasuar të vërteta. Ai tha se me 3 prill, në mbledhjen e komitetit të arsimit ka prezantuar planin e punës tremujore , plan ky i cili u pranuan unanimisht nga anëtarët e komitetit të gjitha punët dhe rezultatet e arritura në këtë tremujor.
Udhëheqja e mirë e punëve administrative, sigurimi i projekteve dhe zotimi i mjeteve financiare për ndërtimin e dy sallave të edukatës fizike për shkollat “Abaz Ajeti”në Gjilan dhe “ Liria “ në Pogragjë, fillimi i ndërtimit të shkollës fillore “ Bajram Curri “ në fshatin Shurdhan, fillimi i ndërtimit të aneksit të shkollës fillore në Ponesh me financim të komunës dhe USAID-it, fillimi i ndërtimi të Shkollës së Arteve, sallës së dukatës fizike të Gjimnazit Natyror dhe së shpejti fillimi i zbatimit të projektit për rregullimin e kompleksit të shkollave,mendoj se nuk janë manifestim i dobësive por, janë rezultate”, thotë Musa.
Ai po ashtu përmendi edhe aftësimin dhe ngritjen e kapaciteteve të personelit për mësimdhënës në zbatimin e metodologjive të reja bashkëkohore përmes projekteve te MASHT-it DKA-se,BEP-it-USAID-it, Save the Children, KCIC-it, Institutit Pedagogjik, që janë objektiva të realizuara nga DKA-ja në dobi të përmirësimit të cilësisë në arsim.
“Se Drejtoria e Arsimit merret si model shembulli për të mirë janë garat e nxënësve, nën organizimin e mësimdhënësve të aktiveve profesionale të lëndëve : Matematike, Gjuhë angleze, Kimi, Sport, Muzikë, që nga klasa VI deri në klasën XII. Këto rezultate e suksese janë krenaria e arsimit për nxënësit e Gjilanit. Me organizimin e këtyre garave,qoftë nga mësimdhënësit e institucioneve tona arsimore,qoftë nga Kolegji “ Mehmet Akif” e Gjimnazi “HasanNahi”, nxënësit tanë po arrijnë suksese të larta,duke u bërë shembull në nivel vendi,regjioni e deri në garat ndërkombëtare. Pjesë e këtyre rezultateve është edhe fryma e bashkëpunimit të mirë të stafit të DKA-së, zyrtarëve të saj të cilët me shumë pedanteri profesionale e korrektësi kryejnë me kohë të gjitha detyrat nën përgjegjësitë e tyre”, thotë Musa.
I pari i arsimit gjilanas thotë se kritikat, të kujtdo qofshin, janë të mirëpritura. I merr me shumë dashamirësi por, ato sikur të plasoheshin në opinion bashkë me rezultatet, sado të vogla qofshin, do të ishin më të pranueshme.
“Pa dashur t’i behëm ndokujt avokat mbrojtjeje, them se kjo qeveri komunale, e udhëhequr nga Lutfi Haziri, arsimin e ka vu prioritet kryesor në planin qeverisës të komunës. Kjo argumentohet me interesimin e rritje së buxhetit për investime në arsim . Në vitin 2014, në fushën e arsimit janë investuar në infrastrukturë 159,519.63 euro për mirëmbajtje e renovim të objekteve shkollore. Kurse në tremujorin e parë të këtij janë investuar në mirëmbajtje, renovim e inventar shkollor 89,247.4 euro”, thotë Musa.
Ndërsa, lLidhur me procedurat e zgjedhjes së drejtoreve dhe zëvendësdrejtoreve, që i shpalos përfaqësuesi i Vetëvendosjes ,Musa konsideron se nuk ka pasur asnjë shkelje. Këtë e thotë nga mendimi i bazuar në besueshmëri të plotë se në komisionin intervistues të kandidatëve ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, i cili ka pasur të drejtën të bëjë vërejtje dhe të mos i nënshkruaj fare proceset në rast të moszbatimit të procedurës ligjore.
Përbërja e komisionit për intervistën e kandidateve është formuar në përputhshmëri me udhëzimin administrativ. Të gjithë drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e përzgjedhur deri me tani janë pranuar sipas ligjit dhe pa asnjë shkelje e mohim të të drejtave të konkurrueseve.
Musa tha se edhe transferimi i drejtorit të shkollës, të cilit i referohet përfaqësuesi i Vetëvendosje, është bërë me vetë dëshirën e tij dhe nuk parashihen procedura ligjore për transferim. Në vendin e tij, shkollës të cilën e ka menaxhuar, është emëruar ushtruesi i detyrës së drejtorit deri në shpalljen e konkursit të ri. Kjo është kompetencë e punëdhënësit për sistemim e transferim të punëtorëve të arsimit sipas nevojës dhe kërkesave të tyre.
“Drejtoria e arsimit mirëpret kritikat e arsyeshme dhe të argumentuar me qellim të rritjes së disiplinës, ngritjes së cilësisë në arsim dhe zbatimit të ligjitë në fund të reagimit Nazmi Musa, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan. /2L ONLINE/