DYLON

Haziri i bënë thirrje autoriteteve të Maqedonisë ta ndalin represionin dhe provokimin ndaj shqiptarëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Forca të shumta policore maqedonase janë futur sot në fshatin Malinë të banuar me shqiptarë dhe po kontrollojnë shtëpitë, Autoritetet policore nuk kanë bërë të ditur qëllimin e këtij aksioni. Malina ndodhet në zonën kufitare Maqedoni – Kosovë.

Në ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka reaguar ndaj kësaj situate duke i bërë thirrje autoriteteve të Maqedonisë ta ndalin represionin dhe provokimin ndaj shqiptarëve.

EkoHigjiena

“Veprimet e fundit të autoriteteve policore të Maqedonisë ndaj vendbanimeve shqiptare të Karadakut, janë të panevojshme dhe të dëmshme për të dyja palët. Kam vizituar personalisht brezin kufitar dhe nuk pashë asgjë të jashtëzakonshme që të justifikohet ky represion. I bëjë thirrje autoriteteve të Maqedonisë që ta ndalin këtë represion dhe këtë provokim ndaj shqiptarëve. Neser do të pendoheni ju!”, ka thënë Lutfi Haziri kryetar i komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.