(2L ONLINE) – Ndaj kritikave të PDK, përkatësisht Grupit të Këshilltarëve Komunal të PDK-së, në adresë të pushtetit aktual në Gjilan, e veçmas aty ku është atakuar edhe sfera e arsimit, është kundërpërgjigjur Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa.
Ja reagimi i plotë i Musës:
Në Komunën Gjilanit për sytë e opinionit dhe atyre që drejtpërdrejtë merren me procesin mësimor,gjendja ne arsim nuk është përkeqësuar. Për nënte muaj të drejtimit të kësaj fushe flasin rezultatet e faktet të cilat sipërfaqësisht po i përmendim për hir të së vërtetës në opinion.
Vargu i punëve të kryera në Drejtorinë e Arsimit si: regjistrimi nxënësve në klasa të para e të dhjeta ,regjistrimi i parashkolloreve, organizimi i testit të arritshmerisë, organizimi i Testit të Maturës Shtetërore, kalimi me sukses i reformës se re ne arsimin kosovar, nisma dhe mbarimi i shumë projekteve kapitale si: Renovimi i Gjimnazit “ Zenel Hajdini” Renovimi i Konviktit të Nxënësve dhe Studentëve ,po edhe te zyrave të DKA-së, ndërtimi i shtatë fushave sportive, renovimi ,gëlqerosja, dhe furnizim i IEA sipas vlerësimit te komisionit , flasin për punë të suksesshëm dhe fillim te mire te vitit te ri mësimor 2014/2015 ne komunën e Gjilanit.
Ndonëse viti i ri shkollor filloi sipas reformës së re ,që nënkupton heqjen e klasave XIII, Drejtoria Komunale e Arsimit ne Gjilan e filloi mirë procesin mësimor. Kjo vije si rezultat i punës së pakursyer të stafit udhëheqës të DKA-së dhe menaxherëve të shkollave. Nga ky mekanizëm drejtues i arsimit janë bërë planifikimet me kohë të regjistrimit të nxënësve në klasë të parë të arsimit të mesëm të ulët dhe në klasë të dhjetë të arsimit të mesëm të lartë përmes konkursit publik ,duke ju dhënë mundësinë të gjithë nxënësve që të konkurrojnë në shkollat dhe profesionet ku ata dëshirojnë, me kusht të përmbushjes së kritereve të regjistrimit, sipas planifikimit të numrit të nxënësve për pranim.
Janë bërë ndarjet e normave mësimor dhe sistematizimi i mësimdhënësve në vendet e tyre, sipas kualifikimit dhe normativit të MASHT-it për krijimin e marrëdhënies së punës. Me një analizë sistematike dhe mjaft të kujdesshme janë sistematizuar në vende të punës, mësimdhënësit të cilët reforma e re e arsimit mund t’i ketë lënë pa norma mësimore.
Duke realizuar udhëzimin e MASHT-it , vendimin e kryetarit të komunës z. LutfiHazirit dhe të Kuvendit Komunal të Gjilanit , mbi nëntëdhjetë për qind e mësimdhënësve të shkollave të mesme janë sistemuar në vendet e tyre të punës, duke ju siguruar normë të plotë të mësimdhënies.
Me gjithë angazhimin dhe përkujdesjen e DKA-së ,që kjo dhembje të tejkalohet plotësisht, na vjen keq që një numër fare të vogël mësimdhënësish nuk kem arritur t’u sigurojmë norma mësimore. Megjithatë, këta mësimdhënës ,për të cilët aktualisht nuk ju siguruan vendet e punës ,do të jenë në përkujdesje të vazhdueshme të DKA-së për t’i sistemuar sa herë që të krijohen vende të lira pune.
Viti i ri mësimor në komunën e Gjilanit filloi edhe me një sukses të shtuar për arsimin e mesëm të lartë ngase, këtë vit filloi punën Gjimnazi i Shkencave Natyrore që do të thotë se në komunën tonë kem dy gjimnaze: Gjimnazin e Shkencave Shoqërore dhe Gjimnazin e Shkencave Natyrore.
Me qëllim të informimit të opinionit dhe transparencës së plotë, Drejtoria Komunale e Arsimit ka shpallë konkurse si për vende të lira për mësimdhënës ashtu edhe për drejtorë dhe zëvendësdrejtor të shkollave, atje ku mandati udhëheqës i drejtorëve ju ka skaduar. Drejtoria Komunale e Arsimit gjithashtu ka publikuar konkursin për ndarje të bursave studentëve. Më këtë rast falënderojmë komisionin komunal për ndarje të bursave për punën e suksesshme, me gjithë një numri simbolik të ankesave të kandidatëve që nuk përfituan këtë të drejtë. Këto ankesa kujdesshëm u analizuan nga komisioni i ankesave i themeluar nga DKA për t’u dhënë përgjigjeje të arsyeshme dhe meritore.
Me gjithë detyrat e menaxhimit, Drejtoria Komunale e Arsimit ne Gjilan mban kontakte bashkëpunimi edhe me drejtoritë tjera ne regjion: Kamenicë, Viti, Ferizaj, Kaçanik , pa lënë anash edhe bashkëpunimin me Universitetin “ Kadri Zeka” në Gjilan, Kolegjin “ MehmetAkif” ,Kolegjin” “HasanNahi”, Kolegjin “ Dom Boskon” në Gjilan, GIZIN gjerman, Bankën Gjermane për Zhvillim, policinë komunale për çështje të sigurisë dhe shumë organizata të shoqërisë civile.
Synimet e DKA-së janë realizimi i objektivave për një arsimim bashkëkohor dhe ngritje të cilësisë, rendit dhe disiplinën në të gjitha Institucionet Edukative e Arsimore për nxënësit tanë.
Punët në vazhdim:
1.Trajnimi i mësuesve nga klasa 1-5 për zbatimin e krikllës për shkollat pilot projekt: “ MusaZajmi” dhe “ Rexhep Elmazi” përmes GIZIT
2. Planifikimi i një vizite studimore ne Republikën e Sllovenisë nën organizimin e GIZI-t Gjerman kah fundi i nëntorit, 2014
3. Ne bashkëpunim me Drejtorinë për zhvillim ekonomik, zyrës se projekteve dhe GIZ-it planifikojmë mbajtjen e një konference me donatore te cilët kane investuar ne fushën e arsimit
4.Bashkëpunim me Bankën Gjermane për investim ne infrastrukturën shkollore…
5.Formimi i grupit për vlerësim te Fëmijëve me Nevoja të Veçanta