(2L ONLINE) – Po vazhdon “dueli” mes Grupimit të Këshilltarëve të PDK-së dhe Drejtorisë komunale të Arsimit në Gjilan, me kritika, reagime e kundër reagime.
Shih shkrimin:
PDK: Ne e kuptojmë Nazmi Musën, sepse është nën masa të dhunshme
Nazmi Musa, drejtori DKA-së sërish i përgjigjet Grupit të Këshilltarvëe të PDK-së si më poshtë.
“Nuk kam prirje urrejtjeje as frikën e kritikes nga kushdo qoftë, kur ato janë me vend e vijnë nga njerëzit e ditur. Në të kundërtën, janë tëdëmshmepër vetëata dhe opinionin. Po, edhe më tëkëqija bëhen kur dihet se vijnënga lavdëruesit e pushtetit humbës.Sokrati,filozofi i madh grek, do të thoshte: “… Edhe mërrihni kur nuk jam aty”
Të respektuar grupi i këshilltarëve të PDK-së,
Do të ishte mirë të bëheshit pakëz vetëkritik, të paktën në këto gjëra që sipërfaqësisht po ua përmendi:
1.Sukseset e juaja nuk kanë të bëjnë me ndërtimin e 8 objekteve shkollore të
cilat janëndërtuar me buxhetin e Kosovës dhe paratë e popullit në shërbim të nxënësve tanë.
2.Per 9 muaj të drejtimit të kësaj fushe të arsimit,po lajmë borxhet e juaja mbi 8000.000 euro,drekat dhe darkat e majme nëpër hotele ,nëtë cilat tani për çdo ditë po na i kërkojnë pronarët .
3. Po ndjejmë barrën e rend të 132 mësimdhënësvepër 117.ooo euro te papaguara për vitin 2012/2013 qe qeverisja e juaj e “ e mirë “ u ka mbetur borxh.
4.Po ballafaqohemi me kërkesat e parealizuara te prindërve nga premtimet e juaja për transportin e nxënësve që, pa kurrfarëkriteri, madje duke shkelur ligjet,i mashtruat me qëllim të fitimit të mandatit të tretë qeverisës.
5. Është mashtrim i opinionit se në qeverisjen tuaj kanë qenë 17 drejtorë shkollash nga përfaqësimi i LDK-së,që për mua nuk zgjon aspak interesim përcaktimi përballe suksesit ,aç më parë kur është e pavërtetë e kulluar.
6. Unë “ i gjori” ju flas për lisa eju përfshesa. Unë nuk kam dezinformuar opinionin ,as nuk e kam fshehur objektin e ri të Gjimnazit por, kam treguar për drejtimet që me mësimdhënës e nxënës tani funksionojnë ndaras në dy objekt Nxënësit janë pranuar me konkurs veçmas në të dy shkollat.
7.Pergatitja teknike e objekteve shkollore, për ju nuk qenka angazhim as sukses. Sipas jush u dashka që për çdo qeverisje komunale te ndërtojmë objekte shkollor ,që vërtetë do të doja edhe unë te kem sa më shumë dhe procesi mësimor të zhvillohet ne një ndërrim.
6. Unë udhëheq e menaxhoj proceset e arsimit ,menaxhimi, mësimdhënësit e nxënësit nuk nxjerr ligje,po i zbatoj,prandaj kuptojeni udhëheqjen dhe menaxhimin sepse nuk jam biznesmen i ndërtimeve as nuk udhëheq Ministrinë e Financave.
7. Skandalet e qeverisjes suaj nuk mund të fshihet thjeshtë me gomë ,kur për çështjet të cilat i dini ju dhe opinioni ,shkarkuat nga detyra drejtorin e Gjimnazit dhe të Mjekësisë për t’i pasur ju ,zotërinj, lënë duart e lira dhe për t’i hapur rrugëkorrupsionite regjistrimit të nxënësve në këto dy shkolla deri në 44 për paralele.
8. Përpjekjet dhe mendimet e mia që shkolla e Agrobiznesit “ Arbëria “ të kenë një perspektive më të mirë, e dinë mësimdhënësit e asaj shkolle,menaxherët e saj dhe anëtarët e Komitetit të Arsimit. Po ju, “për vizionin që patet” i larguat ata nxënës nga objekti i tyre dhe duke ia dhënë në shfrytëzim Universitetit “ Kadi Zeka” ndërsa nxënësit e “ Arbërisë i përplasët atje ku tani mendoni se i dërgoni dhunshëm.
9. Unë nuk udhëheq politikë policore dhe diktatoriale që dhunshëm t’i dërgoj nxënësit të mësojnë në “ Arbëri”. Arsimi i Mesëm i Lartë, zotërijnë, nuk ështëi obligueshëm andaj, as unë as ju nuk mund t’i dërgoni atje dhunshëmpër mësim. Nuk është vetëm objekti ai që i nxitë dhe motivon nxënësit të shkojnë për mësim e studim në bujqësi, por janë shumë faktorë tjerë stimulues përperspektiven e atyre që mbarojnë këtë shkollim profesional. Ata nuk kryejnë profesionet bujqësore ,për t’u hequr plehun kafshëve,si mendoni ju, por kanë synime te tjera që nuk shohin perspektiven për të ardhmen.
Faleminderit për epitetin ” i gjorë” por kësaj radhe,si edhe hera të tjera, fare paskëshit rrjedh nga trutë se unë nuk jam as i verbër, as i handikap, as vasal.Po e them me modesti,nuk dua të isha si ju, ”të mençur “. /2 LONLINE/