Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në Superligën turke duke realizuar gola në fanellën e Fenerbahçes.
Kjo e fundit realizoi fitore të vështirë si mysafirë i Basaksehirit me rezultat 2-1, ku një prej dy golave e realizoi shtatgjati i Përfaqësueses së Kosovës.
Pas takimit ka folur edhe vetë protagonisti i takimit, 25-vjeçari prizrenas duke thënë se ndihet i lumtur me paraqitjen në fushë dhe beson se në fund do të shpallen kampion.
Ai shtoi se e vlerëson shumë Fenerbahçe si një klub i madh dhe këtë po e vërteton tani duke qenë pjesë e klubit.