Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi ka ka rrëfyer për gjithë karrierën e tij futbollistike, duke zbuluar disa sekrete.
Muriqi ka thënë se për një dokument ka dështuar që të luaj për Kombëtaren e Turqisë, ngase atij i ishte kërkuar që të gjej ndonjë lidhje farefisnore me turq.
Sa i përket formës së tij, Muriqi është shprehur i kënaqur por thotë se nuk do të ndalet me kaq.
“Dua të përziej aftësitë e disa lojtarëve te vetja. Qetësinë e Ibrahimovicit në fushë, përfundimit e Lewandowskit dhe ambiciet e Cavanit” ka deklaruar Muriqi.