Futbollisti i Kosoves, Vedat Muriqi është gjithnjë e më afër klubit të madh turk, Fenerbahce. Sipas mediave turke, Muriqi tashmë ka arritur marrëveshje me gjigantin turk pas një super sezoni me klubin e Rizespor.
Fenerbahce është klubi që ka shfaqur interesimin më të madh për shërbimet e tij dhe tashmë po thuajse është punë e kryer transferimi i tij. Ata do t’i ofrojnë 1.5 milionë euro në sezon. Muriqi momentalisht fiton 500 mijë euro në sezon dhe një ofertë e tillë është e parezistueshme.
25-vjeçari kaloi më tej te skuadra e Genclerbirligut që i ofroi 300 mijë euro në vit, më pas tek ekipi aktual i Rizesporit me 500 mijë euro.
Muriqi deri më tani ka shënuar 15 gola në Superligën e Turqisë dhe renditet i treti në listën e golashënueve.