Sulmuesi kosovar i Fenerbahçes, Vedat Muriqi, tha se ata kishin një periudhë të mirë përgatitjeje, dhe që nga java e parë e sezonit të ri do të korrin frytet e këtyre stërvitjeve.
Ai theksoi se qëllimi i vetëm i klubit është titulli i kampionit të Turqisë. Muriqi gjithashtu ndau edhe dëshirën e madhe të tij për të shkuar në fushë me fanellën e Fenerbahçe.
Kosovari nënvizoi se me Fenerbahçen nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç kampionatit.