/2L ONLINE/ – “Pas arritjes sè ndarjès administrative e udhèheqjes lokale, duan ta realizojnè edhe ndarjen plotèsisht fizike tè Mitrovicès. Kèrkojmè nga Prishtina zyrtare tè reagon shpejtè dhe ta largon kètè vepèr ilegale qè cènon integritetin territorial tè republikès sè Kosovès dhe synon tè i bèhet Kosovès njè problem shumè i madhè”. Kështu kanë thënë përfaqësues të Lëvizjes Qytetare Vatra.
Fikri Mehmeti, Zèdhènès në Lèvizjen Qytetare Vatra u shprehë se besojnè se ndërtimi i një muri të tillè është një akt provokues dhe destabilizues për popullatën e Mitrovicës, marrëdhëniet dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinès si dhe kundèr paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
“Kèrkojmè qè tè intervenohet nè mènyrè tè njejtè si nè rastin e heqjès sè lapidarit tè UÇPMB-sè nga forcat Sèrbe mè 2012 pasi qè njè ndarje fizike èshtè nè favor tè politikès sè beogradit e cila synon ta ndajè Mitrovicèn dhe sèrbèt tè arrijnè pavarèsi totale nè pjesèn veriore. Si dhe tè vendos kufirin e ri pèr 100 vitet e ardhshme”, ka thënë Mehmeti në emër të Lëvizjes Qytetare Vatra.. /2L ONLINE/