(2L ONLINE) – “Kafshatë që s’kapërdihet ashtë or vëlla, mjerimi…” -shkruante i ndjeri Millosh Gjergj Nikolla! E ay fliste me gjuhen universale të mjerimit shqiptarë që kurrë nuk na u hoq nga pragjet tona!
Këtë gjë po e përjeton katundi MuqoBabë, banorët e mbetur atje. Edhe atë, në formën më të vrazhdë të kuptimit të fjalës mjerim.
Kur fillon e ngjitesh lartë për në këtë katund, menjëherë fillon e të krijohet një imazh jo i shekullit aktual-njëzetenjë, por i atij nëntëmbëdhjetë. E tërë infrastruktura është zero. Njerëzit e këtij katundi nuk jetojnë jetë kualitative ata bëjnë jetë sa për të jetua. Mbijetojnë! Edhe atë çdo ditë të falur nga Perëndia.
Kjo gjendje akoma ma e rëndë është për familjen e Vehid Ibrahimit. Kjo familje para se të i digjej shtëpia gjerë më themel bënte jetë të vështirë sikur bashkëkatundarët e tyre. Por, që nga ajo ditë gjithçka është akoma ma e rëndë. Nuk kanë shtëpi e jetojnë në shkollën e Katundit!
Pa as një kusht normal për jetë. Nuk kanë banjo fare e çka nuk ju mungon aty këtyre pesë njerëzve të rritur, fatkeq, e edhe një fëmije dy vjeç, që ka marrë me vete vajza e madhe e ndarë nga burri, e që tani jeton me fëmijën e saja të vogël tok me prindër, motër e vëlla aty.
-Unë marr 65 euro-thotë zonja e shtëpisë e cila është edhe e sëmurë dhe të vetmet pak a shumë të ardhura të sigurta i kemi këto që nuk na dalin as për barnat e mija e as për pampersa për nipin e vogël thotë ajo!
-Burri ban përpjekje të siguroje të ardhura shtesë duke u marrë me dru e cila është e rrezikshme edhe shpesh ka pësuar lëndime të cilat i a kanë marrë edhe ato pak fitime që ka bërë duke u marrë me dru-vazhdon ajo!
Dhe tundë kokën dhe ikën me mendime në boten e saja të pashpresë për pak kohë dhe shton
– Si nuk u gjet njeri a institucion që na ndihmon të dalim nga kjo situatë. Të paktën nji dhomë dhe nji banjo timen t’kisha!-
Derisa vajza e vogël po më tregonte se në mungesë të transportit dhe kushteve i është dashur të ndërpresë shkollimin pas përfundimit të klasës së nëntë.
Mua më ranë në sy 4-5 litra vaj të lëna nën raftin e improvizuar dhe të dukej se i bënin rojè varfërisë së tyre!
Pyeta: I keni dhuratë nga ndonjë bamirës ato litra vaj?
Jo më tha, zonja e shtëpisë. Djali ka shkuar për të punua në Ulqin gjatë sezonit verorë dhe kur është kthye ka sjellë 50 euro kursim dhe me ato para na i ka blerë ato litra vaj ushqimorë!…
Ikëm ne, dhe i lamë në shkret dhe në shpresë se do i ndihmojë një dorë dhe zemër e mirë shqiptare humane.
E mos të flasim për shtetin i cili ka detyrim që mos të i le edhe këta pak banorë të ikin nga atje e pastaj të i shtohen rasteve të shumta sociale të cilat bëhen edhe një barrë edhe ma shumë e të gjithë neve!
Shikoni fotot dhe binduni se si nuk jetohet!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/