FC Ballkani e ka pësuar humbjen e dytë kampionale, derisa në kuadër të javës së dhjetë të Superligës u mposht në udhëtim nga Drita.
Kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi nuk është ndarë aspak i kënaqur me mënyrën e ndarjes së drejtësisë, teksa ka kritika të ashpëra në drejtim të gjyqtarëve të ndeshjes.
“Po goli i pare sipas të gjitha gjasave është ofsajd, kartoni i kuq i Turkut nuk ekziston, është karton i verdhe, por jo i kuq. Kërkojë sqarime për vendimet e gjyqtarit, menjëherë ndëshkohem, diçka nuk është në rregull”, theksoi Munishi.
Ndërkohë, tekniku kryeqytetas foli edhe për lojën e skuadrës së tij, me të cilën gjithashtu nuk mbeti i kënaqur.
“Më pëlqeu loja në pjesën e dyte. Sot nuk ishte dita e disa lojtareve, por referimi duhet te jete me i mire, sepse kjo s’është në rregull”, përfundoi Munishi.
Me humbjen ndaj Dritës, Ballkani tashmë bie në pozitën e katërt me 20 pikë.