(2L ONLINE) – Dega e Handikosit në Gjilan në kuadër të një projekti nga DrejtorIa e Handikosit e cila ka të bëjë me qasjen e PAK-ut (personat me aftësi të kufizuar) ka trajnuar më herët nëpër të gjitha qendrat e Kosovës ekipet të cilat kanë bërë vlerësimin e qasjes nëpër objektet e institucioneve në të cilat kanë konsideruar se në këto institucione frekuentimi i personave me aftësi të kufizuar është më i madh.
Sipas Fatmir Shurdhanit menaxher i Handikosit, në Gjilan, institucionet që janë vizituar janë: (Fusha e arsimit), janë vizituar shkolla fillore ,,Selami Hallaqi’ dhe Universiteti Publik “Kadri Zeka’ . (Fusha e Shëndetësisë), është vizituar Qendra e Mjekësisë Familjare dhe reparti i Ortopedisë në Spitalin Regjional të Gjilanit. (Në fushën e shërbimeve sociale), janë vizituar Qendra për punë sociale dhe Enti i punësimit. Përmes këtyre tri fushave janë prekur edhe ato të cilat janë nen kompetencat dhe përgjegjësi e komunave dhe institucioneve nga kompetencat apo përgjegjësi e ministrive ku janë të instaluara.
“Nga këto tri ekipe të cilat kanë dal në teren është pasqyrua gjendjen e qasjes se personave me aftësi të kufizuar, dhe referuar të gjeturave qëndrojnë shumë keq, pasi në asnjë objekt të cilët janë vizituar nuk ka qasje të plotë, duke filluar nga hyrja në objekte, në të cilat është e pjesshme qasja. Pastaj, është dukuria tjetër e cila është shumë pak e kushtushme për që institucionet nuk e bëjnë e që është parkingu i automjeteve për personat me aftësi të kufizuar gjë të cilën nuk e kemi hasur në asnjë institucion”, ka thënë Shurdhani për Portalin 2L ONLINE
Sipas tij edhe brenda mbysin barrierat dhe se kjo flet që edhe në Gjilan ende kemi nevojë për marrjen e përvojave nga vendet tjera për qasjen e personave me aftësi të kufizuara nëpër vende publike dhe institucionale.
Në komunën e Gjilanit kemi vetëm një parking në krejt qytetin për personat me aftësi të kufizuara dhe ai parking nuk monitorohet nga askush dhe pothuajse nuk është i lirë asnjëherë andaj rallë herë mund të shfrytëzohet nga personat me aftësi të kufizuar,ngase shfrytëzohet nga personat tjerë ose parkohet një automjet në mëngjes dhe gjatë gjithë javës nuk hiqet nga aty.
“Thjeshtë kësaj pune i thonë në Komunën e Gjilanit nuk ka asnjë parking të rezervuar për personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë Shurdhani.
Sipas tij, Shërbimet Publike të komunës së Gjilanit deri më tani janë treguar shumë pasiv dhe mund të thuhet fare të ndjeshme ndaj fushës së aftësisë së kufizuar.
Shurdhani beson që kryetari i komunës (që moto të tij kishte largimin e barrierave e që këtë e ka dëshmuar me largimin e rrethojave te ish Gjykata Komunale”, do të duhej ta dijë se në Gjilan është vetëm një parking i rezervuar për personat me aftësi të kufizuara. “Mund të shihet edhe në foto ky parking i cili në qendër të qytetit të jetë i barrikaduar me këso barriera. Do kisha dashtë shumë që Drejtoria e Shërbimeve Publike të del me nj deklaratë e të thotë se ata gypa nuk janë të vendosur nga ajo drejtori.
“Njëkohësisht kërkoj nga kjo drejtori të krijohet qasja e parkingut dhe kudo qe ka parkingje publike e qe menaxhohen nga shërbimet komunale të jetë nga një parking i rezervuar për personat me aftësi të kufizuara me standardet e parkingjeve të rezervuara”, ka thënë Fatmir Shurdhani, menaxher i Handakos-it në Gjilan. /2L ONLINE/