/Kryetari i LDK-së,Isa Mustafa, ngase e dinte 100% , se pozicioni i kryeministrit nuk do i takonte në asnjë variant kushtetues, “ia lëshoj radhën” Ramush Haradinajt. Ia lëshoj radhën, duke qenë i sigurt se Ramushi nuk e dinte këtë gjë. Madje, as guxon kush nga brenda partisë së tij të ia thotë qartë se; nuk i takon pozicioni i kryeministrit AAK-së, me më pak se 9% të votave, nga gjithsej 48% e votuesve të përgjithshëm me të drejtë vote. do të thotë se, nëse i përpjesëtojmë në (%) përqindje i vjen më pak se 4.5% e tërësisë votuese/
Shkruan: Gani NEZIRI
Lideri i LDK-ës, Isa Mustafa, gjatë gjithë kohës zgjedhore, kishte përsëritur disa herë me radhë se, pozicioni i kryeministrit është i panegociueshëm. Këtë gjë e dinë gjithë aktivistët e LDK-ës, këtë “vendosmëri” e dinë edhe gjithë votuesit kosovarë. E, pse u bë tani ky lëshim radhe?! Pra, me hile ia la në dorë “këmbët e Arushës” Ramushit.
Hilja, po ashtu u përdor edhe si pararojë nga përgjegjësia e humbjes që i solli LDK-ës. Përndryshe, në asnjë rrethanë tjetër, Isai nuk do t’i lëshonte radhën Ramushit. Po të ishte i ndërgjegjshëm intelektualisht, do të duhej liruar pozicionin e kryetarit të LDK-ës duke dhënë dorëheqje morale nga i pari i partisë, për t’i lëshuar radhën njërit prej bashkëpunëtorëve partiak, e jo të i “lëshoj radhën” AAK-së, respektivisht, Ramush Haradinajt.
Dorëheqje pra, sepse, negocioi pozicionin që “këmbënguli” duke premtuar se kurrë nuk do të negociohet. Mirëpo, ashtu si u pa deri sot, shoku Isa nuk ka elemente të dorëhiqet. Ka vendosur të provoj deri në fund, sepse, 100% e dinë se edhe është fundi i karrierës së tij në politikë.
Në anën tjetër, Lideri i AAK-ës, krejt lehtësisht pranoi ofertën hileqare të Isës, vërtetë duke mos e ditur se; në asnjë variant kushtetues nuk i takon pozicioni i kryeministrit. Isa, “dorëlirshëm” ia ofroj pozicionin që nuk ishte i tij ! Madje, e dinte se; as guxon kush nga bashkëpunëtorët brenda partisë së tij të ia thotë qartë se; nuk i takon pozicioni i kryeministrit me më pak se 9% të votave nga gjithsej 48% e votuesve me të drejtë vote. Që do të thotë se, nëse i përpjesëtojmë në % i vjen më pak se 4.5% e tërësisë votuese. Ka vendosur të shkoj deri në fund sepse, 100% nuk e dinë, se Isa e vuri në lojë poli(e)tike.
Kryetar i Nisma-as, 100% e ka të çartë se; bllokada e krijuar nga BLLOK-u është e padrejtë kushtetuese, por, aq i bënë këtij burri. Ka vendosur të provoj deri në fund sepse, 100% e dinë se edhe është fundi i karrierës së tij në politikë. Për çka, për besë, më vjen keq edhe mua, sepse, është ende i ri dhe do të mund të ishte në perspektivë. Nga lakmia ekstreme e pozicioneve të larta politike, sakrifikoi besimin shumëvjeçarë brenda rrethit shoqërorë më sakrifikues për çështjen kombëtare në mërgatë.
Siq dihet, para pak viteve mënjanoi nga skena politike e PDK-së ish të burgosurin politik, veteranin e luftës e po ashtu edhe Babë dëshmori, bacën Gani Krasniqi.
Fill pastaj, nuk u dakorduan as edhe me bashkëpunëtorin më të ngushtë, Hashim Thaçin, (nuk është për t’u besuar në çështje parimore) la prapa vetes edhe Jakup Krasniqin, ish Kryetarin e respektuar të Kuvendit të Kosovës,z.Jakup Krasniqi, për të cilin edhe rivalët politik mbanin respekt.
Krejt në fund, ose para fundit, iu bashkua ish liderit komunist, Isa Mustafa i cili kishte ndjekur dhe burgosur shumë atdhetarë gjatë periudhës komuniste, për të mënjanuar shokët (tanimë të dikurshëm) të peripetive të mëdha, ish bashkëluftëtarët e vet. Pra, politikan i ambicieve të mëdha pushtetare, madje, më të mëdha se fuqia intelektuale që posedon. Ka vendosur të provoj deri në fund sepse, 100% e dinë se edhe është fundi i karrierës së tij në politikë.
Lideri i VV. në vend se të monitoroi nga ballkoni i shtëpisë gabimet ekstreme të BLLOK-ut, u involvua edhe vet në të. Madje, keqazi u involvua në lëmshin “e pazgjidhur” politik. VV, me këtë rast ka humbur rastin ideal që të jetë parti e lakmueshme nga masa e lodhur politike e sidomos nga pjesa e gjerë apolitike e kosovarëve. Keqazi e zuri kurtha politike e “Çunit të Titos”. Nuk mblodhi fuqinë e “pritjes” edhe për katër vite, që në fakt, nuk janë edhe aq shumë.
Gjitha rrethanat e kushtetutës aktuale të Kosovës i garantojnë veçse PDK-ës që të zgjedhë Kryeparlamentarin, pra, edhe atëherë kur nuk i ka votat e mjaftueshme paszgjedhore, (sepse i ka votat zgjedhore). Në stilin; “ngrih e mos këput” ka vendosur të provoj deri në fund, edhpse100% e ka kuptuar se nuk është e drejta e bllokut, por, kokëfortësia personale nuk i lejon që të zmbrapset. Gjë që, është fare gabim në rrafshin politik.
”Unë jam fjala e fundit”, në çfarëdo lloj komisioni (të brendshëm a të jashtëm) le të dërgohet çështja për komentim kushtetues, kryeparlamentari i takon padiskutueshëm partisë ose koalicionit parazgjedhor që mbërrin i pari në listën zgjedhore, pa qoftë edhe me vetëm 1% diferencë. I diskutueshëm mund të jetë veçse kandidati.
Mostoleranca e BLLOK-t, më bënë të dyshoj se; ende është prezent në Prishtinë konspiracioni sllavo-ortodoks përmes shërbyesve kontinuitiv, (gjeneratë-pas-gjenerate) që i ka futur në lojën e dreqit liderët partiak të BLLOK-ut.
“Diplomati shqiptar”, bënë plane antishqiptare! Nuk bëri edhe aq shumë për tu dukur, veçse, pak e luajti ‘kungjin’ nga vendi. Thënë thjesht, zbatues i denjë i politikës beogradase.
***
Përderisa kemi filluar që shpesh të thirremi në kushtetuta të huaja (si fjala vjen; Burim Ramadani, përmend shtetin Lituanez, Unë do t’i përmend shtetin Norvegjezë). Norvegjia organizoj dhe përfundoj zgjedhjet në shtatorin e këtij viti- 2014. Të freskëta për tu mbajtur mend. Propozoj të mësojmë nga ky shtet me përvojë të gjatë shteti e pushteti e të fillojmë drejt ambicieve të mëdha qytetare. /2L ONLINE/