Njohësit e integrimeve evropiane, Gazmend Qorraj dhe Avni Mazrreku, e kanë quajtur të vështirë vitin e parë të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
Ata kanë thënë për “Epokën e re” se kjo marrëveshje nuk është duke u zbatuar në pikat e saj kritike, që janë reforma në administratën publike dhe në sistemin doganor.
Ndërsa ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë për “Epokën e re” se sa më shumë që të implementohet MSA-ja aq më e shkurtër do të jetë rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Sipas saj, në këtë proces kanë ndikim të madh edhe zhvillimet e brendshme politike në vend.
BURIMI: Epoka e Re