(2LONLINE) – Biznesmeni nga Kamenica Avdullah Bajra, pronar i Fabrikës së Ujit “Kika”,në Kikë të Kamenicës, është ankuar se mungesa e rrymës po i i bënë pengesa serioze në zhvillimin normal të biznesit të tij. Për më tepër po ka edhe dëme.
Bajra i ka thënë Portalit 2Lonline se operatori i ri KEDS-i ka hequr ekipet e intervenimit gjatë natës për Rajonin e Kamenicës. “Ne që tri herë mbesim pa rrymë dhe na shkakton dëme të mëdha në prodhim në Fabrikën e ujit “Kika” në Kamenicë”, ka thënë Bajra.
Ai thotë se iu është drejtuar për këtë problematikë edhe drejtuesve të komunës por se deri më tani nuk ka lëvizje pozitive në këtë drejtim.
Ndryshe, Bajra nuk e përjashton mundësinë e të ngehurit padi dhe kërkim që dëmet tu kompensohen por as fillimi i protestave të fshatarëve që po përballen me mungesë të rrymës.
Ndryshe, Bajra thotë se e ka njoftuar kryetarin e Kamenicës për situatën dhe ka kërkuar nga ai të ndërhyjë, ngase siç është shprehur Bajra, “KEDS do të na kthej në kohën me qiri dhe llamba gazi”, /2lonline/