Astma, është një problematikë e cila duket se po rritet shumë nga viti në vit. Një ndër shkaqet kryesore të kësaj përhapje mendohet të jetë mungesa e ajrosjes.
Mungesa e ventilimit në shtëpitë moderne, po bën që ajri i ndotur nga gatimi dhe pastrimi, të mbetet brenda. Ekspertët njoftojnë se mjafton vetëm hapja e dritares, që të pastrohet ajri dhe të shmangen sëmundjet kardiovaskulare, kanceri në mushkëri dhe astma.
Studimet tregojnë se ata që kalojnë shumë kohë brenda, si nënat e reja apo të vjetrit, do të jenë ata që preken më së shumti.
Studiuesit kanë thënë se mungesa e ajrit të pastër, ka një varg efektesh të padëshirueshme, si alergjitë dhe simptomat e astmës, kancer në mushkëri, probleme kronike të sistemit pulmonar, infektim të sistemit respirator dhe sëmundje kardiovaskulare.
Mësohet se nëse vazhdohet në këtë mënyrë, për 35 vite, numri i të sëmurëve me astma do të dyfishohet.