DYLON

Vaj kokosi për dhëmbë të bardhë

Avatar photo Redaksia

Në një testim që i është bërë vajit të kokosit, ka rezultuar se mund të përdoret për eliminimin e baktereve përgjegjëse për prishjen e dhëmbëve. Sipas dëshmive, ky vaj konsiderohet tepër efektiv.

Veprimi i vajit të kokosit është testuar në gjendjen e tij natyrore. Ky vaj është testuar kundër baktereve Streptokok, që janë banorë të zakonshme të gojës tuaj. Hulumtuesit gjetën se vaji i kokosit pengon rritjen e shumicës së streptokokëve, duke përfshirë një bakter acid, që është shkaktari kryesor i prishjes së dhëmbëve.

EkoHigjiena

Nuk ka kimikate të dëmshme: Pasta e zakonshme e dhëmbëve përmban një kimikat të quajtur triklosan antibakterial. Disa studime të kafshëve kanë treguar se triklosani shkakton deformime të eshtrave tek minjtë. Fluori është një tjetër përbërës i zakonshëm në pastat e dhëmbëve. Fluori është një produkt toksik dhe është një helm në trupin tuaj edhe nëse përdoret në sasi të vogël.

Efektiv kundër kaviteteve: hulumtimet tregojnë se aplikimi i vajit të kokosit në mishrat e dhëmbëve për rreth 10 minuta në ditë (vazhdoni për tre javë) në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon prishjen e dhëmbëve.

Mund ta përdorni për të pastruar dhëmbët e kafshëve: nëse nuk doni të lani dhëmbët e kafshëve tuaja me pastë dhëmbësh zakonshme “njerëzore”, vaji i kokosit është efektiv dhe i sigurt.

Është i thjeshtë për t’u përgatitur, përbërësit që nevojiten janë:

Vaj kokosi
Sode buke, e cila vepron si një gërryes dhe ndihmon me zbardhjen e dhëmbëve.
Vajra esenciale për t’i dhënë aromë pastës. Vaji i mentes, për shembull, është tepër i mirë për gargarë duke penguar formimin e kaviteteve.
Kripë
Përzieni përbërësit dhe ja ku keni përgatitur një pastë dhëmbësh natyrale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.