Përfaqësuesja e Kosovës në mundje për kategorinë e kadetëve do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar të Stambolli. Lajmi është konfirmuar nga Federata e mundjes e Kosovës (FMK).
“Me ftesë nga Federata e mundjes së Turqisë nga data 28.10 deri më 01.11.2013 kadetët nga Kosova do marrin pjesë në Turneun ndërkombëtar të Stambollit. Në këtë turne do marrin pjesë mundësat më të mirë në kategorinë e kadetëve nga Evropa dhe Azia. Federata e mundjes e Turqisë do na i mbuloj shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit gjatë pjesëmarrjes në këtë turne”, thuhet në njoftimin nga FMK-ja, transmeton sporti1.com..
Përfaqësuesen e Kosovës në këtë turne do ta përfaqësojnë: Drilon Syla, Agron Haxha, Denis Krasniqi, Ramiz Huneli, Arlind Curri, Alban Delija, Almir Veselaj dhe Urim Kokollari.