MUNDËSI PËR GRANTE
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik informon të gjitha bizneset në pronësi të grave dhe minoriteteve për mundësin e përfitimit të granteve nga CDF dhe USAID.
THIRRJE PËR GRANTE
Projekti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik fton bizneset me të drejtë aplikimi në pronësi të grave dhe në pronësi të komuniteteve pakicë në Kosovë të dorëzojnë Shprehjen e Interesit për financim. Aplikimet janë të hapura nga data 31 mars, 2023, deri më 8 shtator, 2023. Inkurajohen aplikimet e hershme.
Projekti Zhvillimi Gjithpërfshirës Ekonomik financohet nga Agjencia Amerikane per Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe zbatohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF).
APLIKO KËTU https://kcdf.org/ieea
Stafi i CDF do të organizoj sesion informues online sa i përket thirrjes për grante, ku do shtjellohen të gjitha detajet. Ky takim online do organizohet më 18.04.2023 prej orës 10:00. Kjo do jetë një mundësi që secila NMVM në pronesi të grave apo minoriteteve etnike të informohet me procesin e aplikimit dhe të gjitha detajet e nevojshme. Linku i thirrjes do të bëhet publik dhe do shpërndahet në faqen zyrtare të CDF: kcdf.org dhe në faqet e rrjeteve sociale të CDF: facebook.com/CommunityDevelopmentFund .
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik-Gjilan