Manchester City është aktualisht lider i tabelës së Premierligës me një pikë më shumë sesa Liverpooli, si dhe ka rekord më të mirë goldallimi në diferencë prej vetëm katër golave.
Kampioni i këtij sezoni të Premierligës mund të mos vendoset edhe pasi të përfundojnë 38 ndeshjet e këtij sezoni. Nëse Manchester City dhe Liverpooli përfundojnë me baras pikë, baras goldallim dhe baras gola të shënuara, kampioni do të shpallet përmes një ndeshje play-offi, si finale.
Për këtë arsye, kampioni i Anglisë mund të mos shpallet edhe pasi të përfundojnë dy ndeshjet e mbetura të këtij sezoni. Edhe pse kjo gjë nuk tingëllon shumë e mundshme, mbetet te shihet deri ne fund.