(2L ONLINE) – Nënshkruhet aneks marrëveshja për bashkëfinancim mes komunës së Kamenicës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, për realizimin e projektit të asfaltimit të rrugës Topanicë – Dajkoc. Vlera e parashikuar e realizimit të këtij projekti është 700.000.00 euro.
Ministria përkatëse do ta financoj projektin me 630,000.00 euro ose 90% të vlerës së projektit ,ndërsa Komuna e Kamenicës do të marrë pjesë në financim me 70,000.00 euro, ose me 10%. të vlerës së projektit. Nënshkrues të kësaj marrëveshje janë Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota dhe kryetari i komunës së Kamenicës Begzat Sinani .
Me investimet e bëra nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Kamenicës dukshëm është përmirësuar infrastruktura rrugore .Lidhjet me kryeqytetin e Kosovës janë shtuar dhe shkurtuar, po ashtu edhe lidhja e fshatrave me qendrën komunale është përmirësuar dukshëm me ndërtimin e rrugëve të reja, si dhe asfaltimin e zgjerimin e atyre të vjetrave.
Kryetari Sinani falënderoi Ministrinë e Infrastrukturës që po vazhdojnë ti mbështesin projektet në komunën e Kamenicës./2L ONLINE/