Muhamet Ajrullahu, pronar i A.R. Katana, i dëshmuar për solidaritet e humanizëm, kësaj here ndihmon me dhurata për fëmijët jetim, vizitohet dhe nderohet nga Asambleja e Fëmijëve me fletëfalënderim
”Së bashku me Asamblenë e Fëmijëve dhe mësuesen Drita Kadriu, vizituam Muhamet Ajrullahu, pronarin e Kompanisë “A.R.Katana,” i cili dha mbështetje të çmuar në dhurimin e 233 dhuratave për fëmijët jetim”, ka bërë të ditur udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Gjilanit, Ardian Foniqi.
Në shenjë mirënjohjeje, Lanika Isufi, në emër të Asamblesë së Fëmijëve, i dorëzoi, Muhamet Ajrullahu një fletëfalënderimi, duke vlerësuar këtë gjest të jashtëzakonshëm solidariteti dhe humanizmi. /2LONLINE/