DYLON

Shohin nga afër punët që janë duke u bërë në kompleksin e shkollave të mesme në Viti

Shohin nga afër punët që janë duke u bërë në kompleksin e shkollave të mesme në Viti
Avatar photo Redaksia

Pasi që në kompleksin e shkollave të mesme në Viti, janë duke u zhvilluar punimet, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti kanë parë nga afër disa nga këto punime.

Bëhet me dije se në këtë kompleks është duke u bërë rivitalizimin i tërësishëm i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës “ në Viti, është duke u ndërtuar palestra sportive e kësaj shkolle si dhe është duke u bërë rivitalizimi i tërësishëm i objektit të vjetër të IAAP “Jonuz Zejnullahu” është duke u rregulluar edhe hapësira e jashtme si dhe punime të tjera.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari Haliti, tha se ai dhe qeverisja e tij, mbetën të përkushtuar që të krijojnë kushte sa më të mira shkollore dhe sportive për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj komune.

Ai tha se me rivitalizimin e tërshishëm të obektit të IAAP-së “Jonuz Zejnullahu” do të krijohen edhe kushte sa më të mira për afatësimin e të rinjve për vendet e punës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.