Kryesia e Degës së PDK-së në Kamenicë së bashku me kryetarët e nëndegëve në mbledhjen e mbajtur më 31 korrik, në mënyrë unanime kanë vendosur që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga rradhët e PDK-së të jetë Mr. Sc. Muhamed Kallaba.
“Kandidati u votua nga të gjithë të pranishmit, pa pasur votë kundër. Muhamed Kallaba është njëri nga themeluesit e degës së PDK-së në Kamenicë. Kontributin e tij për komunen dhe qytetarët ai e ka dhënë në shumë forma tash e disa vite, duke ndërtuar një figurë të një intelektuali të respektueshëm dhe profesionist. PDK është krenare që në gjirin e saj ka persona të tillë, që gërshetojnë vlerat më të mira të një shoqërie dhe përfaqësojnë qytetarët në mënyrë të dinjitetshme”.
“Me z. Kallaba do t’u kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur qytetarëve të komunës së Kamenicës dhe do të jetë oferta më e mirë për qytetarët tanë. Ai dhe lista e kandidatëve për asamble komunale nga partia jonë do të jenë kombinimi dhe ekipi fitues i zgjedhjeve të tetorit. Urime, suksese dhe na priftë e mbara!”, ka njoftuar dega e PDK-së në Kamenicë. /2LONLINE.com/