”Zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025, i shohim si një mundësi për të vendosur standarde të reja në skenën politike në nivel vendi. Vetëdija demokratike e qytetarëve të Kosovës sot është e një niveli shumë të lartë, dhe janë krijuar të gjitha kushtet që në këto zgjedhje të garojmë nëpërmjet programeve cilësore dhe alternativave të reja në funksion të krijimit të perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thotë Mrika Krasniqi Shala, e cila do të jetë kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Koalicioni për Familjen.
Ajo thotë se synimi i këtij Koalicioni është ta shndërrojnë Kosovën në një vend me perspektivë, zhvillim ekonomik dhe social, arsim dhe kulturë cilësore, urbanizëm bashkëkohorë, shërbime efikase dhe vendbanim i barabarësisë, harmonisë dhe tolerancës në mes kulturave dhe civilizimeve alternative.
“Ka ardhur koha që Republika e Kosovës përfundimisht të fillon procesin e ndryshimit përmbajtjesor, duke u transformuar në të gjitha drejtimet e jetës ekonomike dhe sociale. Kosovës i nevojitet një Kuvend i ri, që synimin kryesor ta ketë plotësimin e kërkesave të qytetarëve, dhe në bashkëpunim me Kuvendarët tërësisht t’u përkushtohet qytetarëve të Kosovës”, thotë Mrika Krasniqi Shala.
Ajo bënë me dije se ekipi i mbledhur për rreth Koalicionit për Familjen, posedon të gjitha vlerat morale dhe profesionale, dhe është i vendosur që me përkushtimin më të madh të punon
për të ndërtuar një Kosovë ashtu siç e meritojmë dhe e dëshirojmë të gjithë së bashku.
“Në këto zgjedhje futemi me dije, përvojë, guxim dhe vizion për të ndryshuar të tashmen dhe për ta zëvendësuar atë me një të ardhme me perspektivë në funksion të krijimit të një mjedisi atraktiv me të cilin do të krenohemi si qytetar të Republikës së Kosovës. Besimi juaj është amanet dhe detyrim të cilit do t’i përkushtohemi me gjithë qenjën tonë. Ju ftoj që këto ndryshime kaq të rëndësishme t’i bëjmë së bashku nëpërmjet votës tuaj të lirë”, thotë Mrika Krasniqi Shala, e cila do të jetë kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Koalicioni për Familjen. /2LONLINE/